Kaos te Belgjika, De Bruyne shigjeton De Ketelaere & Co!

Kevin de Bruyne, lojtari lider i kombëtares së Belgjikës, pasi deklaroi dy ditë më parë se nuk kanë asnjë shans që të fitojnë botërorin, pasi janë një ekip i vjetër në moshë, sot ka drejtuar gishtin nga të rinjtë. Ai shprehet se brezi i ri nuk është në gjendje të mbajë ritmin e lojtarëve veteran, duke i quajtur fajtorë për këtë dështim në Katar 2022.

“Kemi humbur mjaft lojtarë të rëndësishëm, duike u bërë një ekip i plakur. Të rinj ka, por nuk janë në nivelin që ishim në në vitin 2018. Shansi ynë i madh ishte botërori i Rusisë, ndërsa këtë vit mund të jemi “outsider”, u shpreh mesfushori i Manchester City.Belgjika ka 11 lojtarë mbi 30 vjec.

“Kemi kualitete, por nuk kemi forcën për të sulmuar deri në fund, gjë që duhet ta bëjnë të rinjtë, që po zhgënjejnë. Në mendje më kalojnë shumë mendime që nuk dua t’i them, të paktën jo në media, porn ë dhomat e zhveshjes për të karikiar skuadrën”, tha më tej De Bruyne.

Nje mesazh drejtuar qarte De Ketelaere & Co nga ana e De Bruyne… Stefano Borghi, gazetar sportiv për DAZN, foli për Milanin dhe në veçanti për blerjen (deri tani një objekt misterioz) të Charles de Ketelaere.

Komentatori mbrojti punën e Maldinit dhe Massara, duke krahasuar blerjen e playmakerit belg me ato të Leaos dhe Tonalit, protagonistë sezonin e kaluar, në fitimin e Scudettos së nëntëmbëdhjetë të kuqezinjve. Ndër të tjera, portugezi ka qenë edhe protagonist me Portugalinë e tij i një goli në këtë Botëror të Katarit.

Borghi u kërkon kohë tifozëve të Milanit, “De Ketelaere ka nevojë për kohë siç kanë pasur lojtare te tjerë të skuadrës së Milanit. Të investohej te Ziyech dhe jo te De Ketelaere në verë? Duhet të presim, më besoni.

De Ketelaere hyri me Belgjikën dhe nuk dha shumë. Ata janë krejtësisht të ndryshëm. Investimi është gjithmonë aty. Gjithmonë ekziston kjo bisedë. Leao sipas këtyre arsyetimeve duhej të kthehej prapa, Tonali sa më larg Milanit. Futbolli pastaj funksionon në një mënyrë tjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *