“Jemi të lidhur prej dy vitesh”! E shihni gjithmonë në ekran, kjo është e dashura e djalit të Jozefina Topallit

Cindy Marina ka folur për marrëdhënien e saj të dashurisë me Genar Topallin dhe ka treguar për herë të parë për “Dance Albania” në Tv Klan se janë në një lidhje dashurie prej 2 vitesh.

Gjatë klipit të saj të prezantimit para perfomancës “live”, Cindy Marina është shprehur se në spektaklin e kërcimit “Dance Albania” nuk është vetëm për vete, por edhe për partnerin e saj, Genar Topalli.

Cindy Marina: Genari ishte javën e kaluar në spektakël dhe më shikoi live. Jam e lidhur prej 2 vitesh me Genarin, jemi njohur në Shqipëri.

Kur më erdhi ftesa për “Dance Albania” isha me 2 mendje se kisha dhe angazhime të tjera dhe ai ishte i pari që më shtyu që të futesha dhe ta provoja këtë eksperiencë sepse tha se “të shkon shumë Dance, pse jo të mos ta provosh dhe të provosh me veten dhe ta fitosh”.

Në këtë rrugëtim nuk jam vetëm për vete, por edhe për Genarin. Para perfomancës, Cindy Marina ka shprehur dhe ndjesitë e saj para ngjitjes në skenën magjike të “Dance Albania”.

Cindy Marina: Këtë javë kam një muzikë shqiptare nga filmi “Lulëkuqet mbi mure”. Është një muzikë shumë e bukur, më ka emocionuar shumë kur e kam dëgjuar, shpresoj që këtë emocion që kam ta përcjell në vallëzim dhe ta ndjejnë dhe juria dhe të gjithë që po na shikojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *