GDS | Dy talente për sulmin: afrime befasuese?!

Vëmendja më e madhe për momentin te Milani është përqendruar tek negociatat për rinovimet e Rafael Leaos dhe Ismael Bennacer. Paolo Maldini dhe Frederic Massara duan të blindojne ose percaktojne te ardhmet e portugezit dhe algjerianit për të parë të ardhmen edhe më me optimizëm.

Vetëbesimi vazhdon të marrë frymë pavarësisht vështirësive të dukshme, sidomos për sulmuesin. Por Milani është gjithashtu në kërkim të talenteve të reja. Janari i kaluar ishte muaji i ardhjes së Marco Lazetic. Një transferim që ende nuk ka dhënë fryt por futbollisti serb është shumë i ri, si dy profilet e reja që përfunduan në fletoren e Djallit.

Për të folur për interesimin për dy sulmuesit është La Gazzetta dello Sport këtë mëngjes. Luis Semedo i Benfica B dhe Marciano Sanca Tchami i Almeria B do të përfundonin në fokusin e Milanit.

I pari është një portugez i lindur në 2003, me kontratë që skadon në 2023, ka një fizik të shkëlqyer dhe luan mbi të gjitha si sulmues i parë. I dyti, megjithatë, është një lojtar i datelindjes 2004, lindur në Guinea-Bissau: edhe në këtë rast jemi në prani të një futbollisti që luan kryesisht si sulmues i parë, me një fizik ndryshe nga Semedo.

Behet fjale per dy lojtare me profil te ulet dhe baste por qe te Milani shpesh i bejne dhe kostot nuk do te ishin gjithashtu shume te larta. Natyrisht do te jene investime per ne vere dhe shume veshtire do te behet fjale per ne janar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *