Gazetarja portugeze jep lajmet e fundit: “Leao rinovon për mua, kam mësuar se…”

Me rastin e kualifikimit të Rafa Leaos në 1/16 me Portugalinë e tij, redaksia e MilanNews.it pati kontakte ekskluzive me Claudia Garcia, një gazetare portugeze që njeh shumë mirë futbollin italian, komentatore në Rai1 dhe RSI Sport.

“Deri më tani ai nuk është titullar, në vend të tij luan Joao Felix. Mendoj se do të jetë titullar në ndeshjen e fundit kundër Koresë së Jugut dhe nëse shënon, mund të luajë edhe më shumë në 1/16. Leao mund të shpërthejë në Botërorin e ardhshëm, por tani nuk shihet në njëmbëdhjetëshen startuese”.

A prisni më shumë kohë loje për Leaon? “Mund të duket paradoksale, njerëzit presin që ai të jetë titullar, por Portugalia është një nga kombëtaret më të mira në botë, jo si Italia sot. Për momentin, është brezi më i mirë që sheh majat me lojtare si Bernardo Silva, Joao Felix, Cristiano Ronaldo, i cili është gjithmonë lider. Leao ka cilësitë për të shënuar dhe për të qenë vendimtar, por është një kombëtare që ka shumë talente në pankinë si Vitinha”.

Nisur nga shifrat e viteve të fundit, sa vlen një lojtar si Leao? “Të japësh numra është e komplikuar. Ai tashmë ka qenë vendimtar në fitimin e Scudetto-s në Milano, por nëse Joao Feliix kushtonte 120 milionë, edhe ai mund të kushtojë këtë shumë”.

Sa i përket situatës kontraktuale të Leaos, si do të përfundojë kjo situatë? “Mendoj se në fund Milani do të rinovojë me Rafa Leaon. Nga informacionet që kam, ata po shkojnë në këtë drejtim. Është e vërtetë që ka një gjobë për të paguar, por ata do të gjejnë një zgjidhje.

Gjithsesi kushton shumë për të zëvendësuar një lojtar të tillë, por Milani tashmë ka pritur Leaon dhe ai është shumë i lumtur me Milanin, tifozët dhe Italinë. Rafa shpërtheu sezonin e kaluar, kështu që do të ishte herët për një transferim. Ndoshta mund të rinovojë dhe të mendojë për transferim ne te ardhmen”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *