FIFA me rregull ndryshe nga Champions League, ja si veprohet kur dy Kombëtare kanë pikë të njëjta në grup

Në mbrëmjen e sotme do të fillojnë edhe ndeshjet e fundit për grupet e Botërorit. Deri tani është Portugalia, Brazili dhe Franca që kanë siguruar kalimin më tej.

Por asnjëra prej tyre nuk ka siguruar vendin e parë dhe do të kenë motiv për të luajtur në këto përballje.Pyetja që të gjithë shtrojnë është:

“Po çfarë ndodh nëse do të kemi pikë të barabarta mes Kombëtareve?”. Këtu vlen të theksohet se kriteret e FIFA janë ndryshe nga ato të UEFA.

Përshembull, UEFA i jep përparësi ndeshjeve direkte në Europian apo edhe në Champions League. Ndërkohë për FIFA, më kryesorja është diferenca e golave.

Pra nëse dy Kombëtare do të kenë të njëjtën sasi pikësh, fillimisht do të merret golavarazhi për të vendosur fituesin.

Nëse diferenca e golave është e barabartë, më pas është kriteri i golave të shënuar. Vetëm pas këtyre rregullave kalohet në përballjen direkte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *