Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mori dy ditë më parë pasaportën shqiptare, me rastin e 110-Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo gjë e lumturoi shumë artisten e njohur, por nga ana tjetër solli edhe shumë reagime në rrjete sociale, se përse Dua Lipa duhet të kishte nënshtetësinë shqiptare pa jetuar asnjë ditë në Shqipëri, ndërsa të tjerët që jetojnë prej vitesh nuk janë pajisur ende.
Nisur nga kjo gjë, ka reaguar edhe moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, e cila ka bërë një reagim të gjatë në profilin e saj në Instagram ku shprehet se këto pashaporta duhet të jepen edhe për shqiptarët e Kosovës.
Ajo madje shprehet se nuk është e lumtur që fëmija i saj duhet të lindë në Shqipëri dhe të mund të udhëtojë vetëm me Einxhel. Madje moderatorja e quan marketing internacional dhënien e nënshtetësisë për Dua Lipën.
“Një nga dëshirat e Dj Dagz, Dj Pm, madje edhe Fifit kanë shprehur ishte se ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga çmimi i madh nëse i jepej pashaporta shqiptare! S’po them që të jepen 2 milion pashaporta, por do ishte mirë që motrat, vëllezërit, grat dhe burrat tanë nga Kosova të mos trajtohen njesoj me dikë nga Ghana apo Zimbabve!
Mendoj se ka ardhur koha që Shqipëria dhe politikat e saj të nënshtetësisë të krijojnë lehtësim për këtë kategori aplikuesish. Jam e lumtur dhe krenare që Dua Lipa u pajis me të njëjtën pashaportë si unë dhe pse do e ketë sa për simbolik se me pashaportën britanike do të kalojë në aeroport nesër.
Por s’jam e lumtur që fëmija im duhet të lind në Shqipëri që të mund të lëviz me mua lirisht. Apo në Kosovë që të mos lëviz do kurrë me mua së bashku me Dagz. Mendoj se kjo kategori e ka me urgjente këtë dokument pavarsisht dëshirës së shtetit tonë për marketing internacional nëpërmjet Duas, le të mos i harroj këta hallexhinjtë e tjerë”- shkruan Einxhel Shkira në Instagram.