Djali i Gaz Pajës del foto me Dua Lipën, sa shumë që qenka rritur (foto)

Në muajin Tetor të vitit 2019 Gaz Paja u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Ira solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin Dard.

Gjatë këtyre viteve, Ira dhe Gazi janë treguar të rezervuar dhe kanë publikuar rrallë foto të vogëlushit. Së fundmi aktori i humorit ka ndarë me ndjekësit një foto të tij me Dua Lipën, ku shihet se Dardi ka ndryshuar shumë që nga hera e fundit që e kemi parë.

ga fotoja ai duket një kopje e të atit në fytyrë. “Dy DD bashke. Dard + Dua. Faleminderit Dua Lipa”, ka shkruar Gazi krahas fotos.

Dua Lipa mbajti mbrëmjen e djeshme në sheshin Skënderbej koncertin e fundit të turneut botëror “Future Nostalgia”. Ylli shqiptar me famë botërore zgjodhi 28 Nëntorin, një datë shumë të rëndësishme për shqiptarët për të mbyllur turneun pas më shumë se 90 koncertesh.

Ndonëse nuk dihet ende pjesëmarrja e saktë, sipas faqes “Dua Lipa Today” kanë qenë të pranishëm rreth 200 mijë spektatorë. Po kështu, sipas kësaj faqeje, këngëtarja shqiptare ka thyer rekord si koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori.

“Koncerti i fundit falas i Dua Lipës nga turneu “Future Nostalgia” është tani koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori, me rreth 200 000 spektatorë. Ajo tejkaloi rekordin e vendosur nga Tina Turner në 1998.”, thuhet krahas postimit të kësaj faqeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *