“Këtë Serbi e rreh edhe Partizani, me atë mbrojtje që kanë iu shënon Skuka”

Edison Vatnikaj ishte i ftuar në studion e emisionit “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“, ku ka folur në lidhje me përballjen mes Serbisë dhe Zvicrës.

Gazetari ka dhënë një koment pikant për Kombëtaren serbe, të cilën duke e gjykuar nga 3 golat e pësuar ndaj Kamerunit shprehet se e ka të lehtë ta mundë edhe Partizani.

“Serbia po mobilizohet. Vuçiç po i mbështet për të rrahur Zvicrën, sepse aty janë edhe djemtë shqiptarë. Por me këtë ekip që ka Serbia, e rreh edhe Partizani. Edhe Skuka mund të shënojë shumë mirë me atë mbrojtje“, ka thënë Edison Vatnikaj.

Nderkohe Shqiptarët kanë pushtuar Katarin edhe pa pasur Kombëtaren në Botëror. Flamuri kuqezi u pa edhe në ndeshjen e sotme mes Brazilit dhe Zvicrës.

Ndërkohë në Serbi janë “bërë me hije”, quajnë provokim edhe flamurin e Shqipërisë, pa pasur asgjë tjetër të përfshirë në të.

“Çfarë kërkon ai flamur aty? Nuk i përket vendit. Shqipëria nuk është pjesë e Botërorit, ky është provokim ndaj nesh”, shkruhet nga Kurir.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *