CM | Pse Bennacer shkarkoi agjentin Sissoko dhe biseda private me Maldinin!

Mesfushori i Milan-it, Ismael Bennacer, ka vendosur te shkarkoje agjentin e tij aktual Sissoko duke ndryshuar planet dhe sipas asaj qe eshte mesuar oret e fundit nga Calciomercato dhe nga burime qe vijne nga Algjeria, do te asistohet tashme nga Enzo Raiola, kusheriri i te famshmit Mino Raiola qe nuk jeton me

Marrëveshja aktuale e Bennacer me Milanin në përfundon në qershor 2024 dhe sipas raporteve të shumta në Itali, të dy palët janë afër arritjes së një marrëveshjeje, duke zgjatur kontratën e mesfushorit deri në vitin 2027.

Sipas “Calciomercato”, Bennacer ka hequr dorë nga agjenti i tij i mëparshëm, Moussa Sissoko, i cili po shtynte që ta transferonte algjerianin në ndonjë klub tjetër gjatë verës dhe me saktesisht ne Premier League, nje ide qe megjithate ende nuk eshte braktisur plotesisht…

Daniele Longo ka shkruar sot lajmin duke dhene edhe azhornime! “Bennacer ka ndryshuar agjent dhe javet e fundit ka qene ai qe personalisht ka biseduar me Paolo Maldinin per rinovimin. Sissoko, tashme ish-agjenti i tij, shtynte per nje largim nga Milani dhe kishte refuzuar ofertat e ardhura nga kuqezinjte…

Për të qenë të saktë (në këtë mënyrë i heqim dyshimet atyre të zakonshmeve që nuk pranojnë kur jemi ne ata që nxjerrim lajmin): sot agjent është Enzo Raiola, jo Rafaela Pimenta, avokatja e njohur braziliane! Ismael ka një marrëveshje me Enzo Raiola. Në ditët në vijim do të shohim…”

Në kohët e fundit, Bennacer ka pasur paraqitje shumë të mira me Milan-in që ka bërë që shumë klube të mëdha të shfaqin interesim për të, sidomos ato në Angli. Megjithatë, duket se dëshira e tij është që të qëndrojë për kohë më të gjatë te kampionët e Italisë.

Bennacer kishte zhvilluar bisedime me kuqezinjtë pa Sissoko-n gjatë javëve të fundit dhe Enzo Raiola tani është në krye të negociatave me Paolo Maldin-in dhe Ricky Massara-n.

Maldini konfirmoi javën e kaluar se negociatat me 24-vjeçarin mund të vazhdojnë gjatë pushimit të Kupës së Botës, duke qenë se Algjeria nuk është kualifikuar në Katar. Bennacer aktualisht fiton rreth 1.5 milionë euro në “San Siro” dhe pritet të trefishojë pagën e tij me marrëveshjen e tij të re me kampionët aktual të Italisë.

Nderkohe, nese nuk do te vinte rinovimi, ne vere klauzola prej 50 mln eurosh eshte ende e vlefshme per cdo klub qe do te paraqitej per te biseduar me lojtarin dhe gjetur akord me te.

Daniele Longo i “Calciomercato” gjithashtu lë të kuptohet se Raiola dhe Rafael a Pimenta, i cili mori përsipër agjencinë pasi Mino Raiola vdiq në prill, do të ndahen. Kujtojmë që Bennacer është pjesë e kuqezinjve që nga vera e vitit 2019, kur u transferua nga Empoli për shumën e 17.2 milionë eurove.

Deri më tani, Bennacer është paraqitur në 126 ndeshje në të gjitha garat me fanellën kuqezi, prej të cilave ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar tetë asistime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *