CM | “Akord zotërinjsh” mes Milan dhe Real: ja çfarë kanë biseduar mbi Diaz!

Pavarësisht se është vetëm 23 vjeç, duket sikur Brahim Diaz është një nga lojtaret më me përvojë të Milanit, pasi ai është në sezonin e tij të tretë në klub.

Brahim Diaz ishte në akademinë e Manchester City ku dallohej per talentin dhe më pas u transferua te Real Madrid. Nga aty, një huazim te Milani per 1 vit por me pas klubet arriten qe te gjenin akordin edhe per dy vite te tjera huazim para se kjo formule te hiqej…

Calciomercato.com kujton se si lojtari ka shenuar 4 gola dhe 1 asist në 13 paraqitje këtë sezon dhe sigurisht ka qenë më vendimtar se nënshkrimi i ri i Milanit, Charles De Ketelaere, qe kushtoi 32 milionë euro, i cili ende nuk ka shënuar dhe ka vetem nje asist.

Brahim po shijon ditët e fundit të pushimeve me familjen e tij përpara se të kthehet në Milanello më 4 dhjetor për të rifilluar stërvitjet, me rindezjen e garës së Scudetto-s dhe fazen me eliminim direkt ne Champions. Naturisht, aktualisht ai mendon për sa i përket të ardhmes gjithashtu.

Është ende shumë herët për të menduar përtej, pasi në qershor skadon huazimi i tij, por Real Madridi është padyshim i kënaqur me zhvillimin e Brahimit – duke pranuar se ai është përmirësuar nga Pioli – por në fund të sezonit klubet do të ulen rreth një tavoline për të diskutuar dhe të zgjidhë të ardhmen e sulmuesit të lindur në Malaga.

Ka një marrëveshje mes klubeve për një opsion prej 22 milionë eurosh për të blerë në favor të Milanit dhe një riblerje prej 27 milionë eurosh në favor të Los Blancos, një lloj “marrëveshje zotërinjsh” mes dy klubeve shumë miqësore që do të gjejnë zgjidhjen më të mirë për të gjitha palët e interesuara.

Ne fakt, nje mundesi eshte qe te ulen ne tavoline dhe te bisedojne kushte te tjera: nje fare akordi ku do te ulet shuma fillestare prej 22 mln eurosh ne ndoshta 15 mln euro dhe bonuse te tjera. Kjo per te shmangur ne fakt aferen e tipit blerje dhe riblerje.

E gjitha kjo do te vije pas dates 1 qershor kur edhe ka skaduar marreveshja, ashtu si ndodhi me Sandro Tonalin. Brahim Diaz fiton 1.4 mln euro ne sezon dhe sigurisht rroga e tij do te rishikohet nese vendos te qendroje te Milani. Ai i ka kushtuar Milanit deri tani rreth 6 mln euro bashke me rrogat, nje shume e volitshme duke pare se lojtare te caktuar per 1 sezon i fitojne aq vetem me nje rroge…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *