Trajneri shqiptar jep lajmin surprizë: Disa lojtarë të Kosovës do i bashkohen Shqipërisë

Trajneri i njohur Ismet Munishi ka qenë i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” në “RTV Dukagjini”, ku ka dhënë një lajm të papritur.

Trajneri i Prishtinës është shprehur se ka informacione se disa lojtarë të Kosovës do i bashkohen Kombëtares së Shqipërisë.

“Kam informata se disa futbollistë kosovarë do t’i bashkohen Kombëtares së Shqipërisë. Por, ata lojtarë janë neglizhuar komplet nga Kombëtarja e Kosovës. Nuk po futem të flas me emra, por janë informata shumë të sakta”, ka thënë Ismet Munishi.

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, trajneri i njohur Ismet Munishi ka folur për talentin e kombëtares shqiptare, Armando Broja.

Ai tha se “jam tifoz i madh i Armando Brojës”. Megjithatë, Munushi pati kritika ndaj përzgjedhësit U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi, për mos aktivizim të Brojës në kohen sa ishte në kategoritë e reja tek Shqipëria.

“Unë e kam pa Brojën në duel më Kosovën. Ai ishte U-19 dhe bënte diferencën tek U-21, dhe nga aty kam thënë që ky ka të ardhme. Nëse, kish pas hapësira në kombëtaren shqiptare tek grupmoshat, ndoshta i kish tejkalu Xhakën dhe Shaqirin, anipse nuk luan në pozitën e tyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *