Një arritje e madhe për ish-drejtorin e Partizanit, Dritan Dervishi. Ky i fundit ka pikën më të lartë të karrierës dhe kontributit të tij në futboll. Pritej prej kohësh, por tashmë është e konfirmuar.
Dervishi do të jetë trajneri i parë i Veronës në Serinë A. Objektivi i kësaj skuadre është për të mbijetuar në elitën e futbollit italian pas një nisje të keqe në ndeshjet e para.
Ky mision i rëndësishëm i besohet pikërisht një shqiptari dhe kjo është tjetër arritje për vendin tonë. I urojmë suksese Dritan Dervishit.
Nderkohe “Tërme t” në kupolën drejtuese të Juventusi! Klubi italian po kalon momente të vështira në aspektin menaxherial dhe sportiv.
Vitet e fundit kanë qenë zhgënjyese për tifozët e bardhezinjve, ndërkohë që sot ka ardhur dorëheqja e drejtuesve të lartë.
Gjithë anëtarët e bordit drejtues kanë paraqitur dorëheqjet e tyre nga drejtimi i rekordmenëve të futbollit italian pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme. Mes të larguarve janë edhe presidenti Andrea Agnelli, CEO Maurizio Arrivabene dhe zv presidenti Pavel Nedved.