Nga dështim te lider i Brazilit: Caffu shpjegon se çfarë ndodhi me Paqueta dhe thumbon Milanin!

Vetëm një vit. Kaq zgjati realisht përvoja e Lucas Paqueta me fanellën e Milanit. Investimi i madh nga Brazili i cili fatkeqësisht nuk solli rezultatet e pritura. Ishte Leonardo, atëherë drejtori sportiv kuqezi që shtyu për të nënshkruar Paquetà nga Flamengo në janar 2019, për rreth 35 milionë euro.

Një investim i madh që krijoi iluzione te tifozeria, për t’i zhgenjyer me kalimin e muajve. Një fillim i shkëlqyer, disa lojëra të rëndësishme, më pas gjithnjë e më shumë stola dhe tribuna. U fol për një vendosje të pamundur taktike, për një futbollist tepër të papjekur dhe për një mjedis shumë të komplikuar.

Aventura e Paquetà në Milano përfundoi në janar 2020, kur ai u transferua te Lyon. Megjithatë, një talent i tillë nuk mund të ishte aq zhgënjyes: jo rastësisht fillimisht në Francë e më pas në Angli (sot luan për West Hamin) u rigjenerua…

Sot Paquetà është ndër titullaret e Brazilit të Tite, në Kupën e Botës 2022 që po zhvillohet në Katar. Një rol të rëndësishëm, i konfirmuar edhe nga parashikimet e formacionit për ndeshjen e sotme ndaj Zvicrës, ku ish-lojtari i Milanit do të luajë si numri i pastër 10.

Marcos Cafu, një ish-yll i Milanit dhe i vetë Brazilit, mendoi për dështimin e Paqueta-s te Milan. I intervistuar nga Gazzetta dello Sport, kapiteni historik i Brazilit shpjegoi se çfarë shkoi keq.

“Ai ishte shumë i ri dhe Milani i dha atij shumë përgjegjësi. Do të duhej kohë dhe durim. Tani ai ka më shumë personalitet dhe di si të qëndrojë në fushë, dicka qe te Milani nuk arriti ta bente si duhej”. Problemet e zakonshme pra me talentët e rinj të huaj, pra mungesa e durimit nga ana e klubeve dhe tifozëve, por edhe një pjekuri që Paquetà e arriti shumë ngadalë.

Kush e di, ndoshta Milani i sotëm, ende në kërkim të një mesfushori të fortë sulmues, do ta gjente të dobishëm versionin e sotëm Seleçao të Paquetà. Por tani është e kotë të shikosh prapa…

Caffu me pas shtoi: “E vetmja gjë që mungon është Kupa e Botës në Brazil dhe më pas do të jetë viti i përsosur. Jam shumë i lumtur për klubet e mia. Më mungon Italia, do të shkoj në Milano në janar për të uruar Maldinin dhe më pas do të shkoj edhe në Romë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *