Neymar ishte mes tifozëve të Brazilit për të parë ndeshjen? Të gjithë shkuan t’i merrnin autografe, por kuptuan të vërtetën

Brazili fitoi 1-0 në ndeshjen e dytë në grup ndaj Zvicrës duke siguruar vendin e parë në grup aps dy fitoresh dhe kualfikimin për në fazën me eliminim.

Mungesa më e madhe në këtë takim iste padyshim ajo e Neymar, ylli brazilian u dëmtua në ndeshjen e parë ndaj Serbisë dhe pritet të jetë i gatshëm për fazën e elimnimieve.

Ndërkohë në tribunën e stadiumit ku u luajt sot takimi ndaj Zvicrës dhe gjendeshin tifozët brazilianë ka ndodhur një nga ato momentet që janë epike.

Një brazilian në tribuna dukej si Neymar dhe u vërshua nga tifozët për fotografi duke menduar se ishte ylli brazilian.

Të shumtë ishin ata që donin të bënin foto me të dhe të merrin autografe, ndërkohë që Neymar e pa ndeshjen nga hoteli duke u shëruar nga lëndimi.

Ngjashmëria mes këtij tifozi dhe Neymar ishte vërtet e frikshme, ky tifoz ka menduar të bëhet “VIP” të paktën njëherë në jetën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *