Flamuri kuq e zi është shfaqur mes tifozëve gjatë ndeshjes Brazil-Zvicër në Katar. Kjo përkon pikërisht me ditën e Flamurit ndërsa Shqipëria feston 110-vite nga krijimi i shtetit.
Brazili është bërë skuadra e dytë në Botërorin e Katarit që siguron kualifikimin në turin e 1/8. Kjo sepse ‘seleçao’ mposhti 1-0 Zvicrën në ndeshjen e dytë të grupit G.
Për të parë golin e vetëm të sfidës u desh të pritej shumë, pasi Casemiro realizoi në mënyrë spektakolare vetëm në minutën e 83.
Më herët Vinicu kishte gjetur rrjetën, por që u anulua për pozicion jashtë loje. Me këtë fitore përveç kualifikimit Brazili theu edhe disa rekorde.
‘Seleçao’ u bë kombëtarja e parë në historinë e Botërorëve që ka 17 ndeshje në grupe pa humbje, ndërsa kjo ishte fitorja e parë kundër Zvicrës.
Më herët dy përballje ishin mbyllur në barazim. Pas humbjes së sotme, Zvicra mbetet në kuotën e 3 pikëve, 2 më shumë se Serbia me të cilën ka ndeshjen e fundit dhe ku pritet një sfidë ‘finale’.