Gazetari i famshëm nga Shqipëria, Adi Krasta, ka publikuar pasaportën e tij kosovare. Këtë ai e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, duke publikuar dy fotografi ku shihet si shtetas i Kosovës.
Nuk dihet se cili ishte motivi i tij për të marrë pasaportën e Kosovës, por besohet që të jetë i lidhur me motive patriotike pasi është publikuar sot më 28 nëntor. Në anën tjetër, këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa, dje i është dhënë nënshtetësia shqiptare.
Adi Krasta dhe Sidrit Bejleri janë dy nga emrat e njohur shqiptarë, të cilët kanë korrur sukses në fushat e tyre përkatëse.
Njëri është një nga gazetarët më të mirë në Shqipëri, ndërsa tjetri është një nga këngëtarët më të dashur për publikun.
Mirëpo, duket se dy personazhet janë takuar pas shumë kohësh. Ka qenë Sidriti që ka publikuar në Instagram foton, shoqëruar me shkrimin: “Shumë kohë pa u takuar nga afër me Adi Krastën. A mos vallë u plakëm? S’e besoj sidoqoftë”.
Nuk dihet se çfarë i ka bërë bashkë Sidritin me Adin, por të gjithë janë kuriozë nëse i lidh ndonjë projekt apo thjeshtë miqësia. Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim.