Gati për Brazil-Zvicer, trajneri i helvetëve i befason të gjithë me vendimin për Shaqirin

Brazili dhe Zvicra do të jetë kryendeshja e ditës së sotme, e cila zhvillohet në kuadër të Grupit G në Kampionatin Botëror.

Ndeshja që fillon në ora 17:00, do të luhet në stadiumin “Stadium 974”. Brazili është lider i grupit me tri pikë, pasi fitoi 2-0 ndaj serbëve dhe do të synojë edhe sot pikët e plota.

Në anën tjetër, ekipi që drejtohet në fushë nga Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri po ashtu ka tri pikë, pas fitores me Kamerunin, dhe në rast se fitojnë sonte, kualifikohen në fazën e eliminimit direkt.

Formacionet zyrtare: Brazil: Alisson, Militao, T. Silva, Marquinhos, Sandro, Fred, Casemiro, Paqueta, Raphinha, Vinicius Jr, Richarlison. Zvicër: Sommer, Widmer, Akanji, Elvedi, Rodriguez, Freuler, Granit Xhaka, Rieder, Sow, Vargas, Embolo. E habitshme qëndrimi i Shaqirit në stol.

Nderkohe Kamerun-Serbi janë ndarë në “paqe” me barazimin 3-3, duke marrë secila prej dy skuadrave pikën e parë në Kupën e Botës Katar 2022.

Kjo ndeshje ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, me serbët që dominuan minutat e para, megjithatë golin e parë e gjetën kamerunasit që realizuan me Castelletto në minutën e 29’.

Më pas Serbia mori situatën në kontroll dhe barazoi në minutën e 45+1’ me Pavlovic, ndërsa në minutën e 45+3’ Milinkovic-Savic përmbysi rezultatin. Në pjesën e dytë u realizuan edhe tre gola të tjerë, Mitrovic e çoi në 1-3 rezultatin në minutën e 53’.

Kameruni reagoi mjaft mirë dhe ngushtoi diferencën me Aboubakar që gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 63’. Ndërsa në minutën e 66’ Choupo-Moting do të realizonte golin e barazimit. Pas këtij takimi Kameruni renditet në vend të tretë të Grupit G me një pikë, ndërsa Serbia në vend të katërt po me një pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *