Ky Botëror në Katar premton spektakël, jo vetëm në fushën e lojës. Një ndodhi e pabesueshme vjen nga ndeshja mes Brazilit dhe Zvicrës.
Në një moment të ndeshjes janë zbehur dritat duke i lënë të gjithë lojtarët e habitur. Problemi ka zgjatur për pak sekonda dhe më pas gjithçka u kthye në normalitet.
Ky moment na kujton atë që ndodhi mes miqësores së dikurshme mes Gramozit dhe Realit në stadiumin e dikurshëm “Qemal Stafa” kur ikën dritat.
Brazili bëhet skuadra e dytë që siguron kualifikimin për në fazën me eliminim direkt në këtë Kupë Bote. Zvicra u tregua një ekip mjaft i organizuar dhe i mirëvendosur në fushën e lojës, por spektaklin brazilian vështirë se mund ta ndalësh. Vinicius Xhunior shkundi rrjetën në pjesën e dytë të takimit, por teknologjia i nërpreu buzëqeshjen në fytyrë, teksa u sinjalizua për një ardhje të nga pozicioni jashtë loje të Riçarlisonit.
Megjithatë loja e bukur braziliane prodhon gjithnjë rrezikshëri dhe krijon në çdo moment mbrojtjes zvicerane. Fortesa helvete do të thyhej në minutën e 82-të, kur Kasemiro arrin perfeksionin me goditjen e tij me të jashtmen, e cila e dërgon topin atje ku askush nuk mund ta ndalonte.
Brazili fiton kështu me rezultatin 1-0 dhe kalon në fazën tjetër, ndërsa Zvicra tashmë do të luajë të gjitha shanset e saj me Serbinë, ndaj së cilës i nevojiten tre pikët, për të mos lënë vend për surpriza.