WC2022: Zbulohet skândâli te Franca, lojtarët u gëzuan pse Benzema humbi Botërorin

Ky duhej të ishte Botërori i Benzema pasi fitoi Topin e Artë. Por nuk ndodhi kështu, sulmuesi i Realit ishte i pafat dhe mungoi për shkak dëmtimi.

Te Franca nuk janë mërzitur shumë për të, përkundrazi, janë më të lumtur. Media prestigjoze L’Equipe zbulon se kur “gjelat” u grumbulluan për nisjen e Botërorit, vetëm dita e parë kishte harmoni dhe batuta në grup.

Ishte ajo pa Benzeman. Sapo do të vinte lojtari i Realit, do të mbizotëronte heshtja. Dukej qartë se shokët e tjerë të ekipit nuk kishin ndonjë simpati të madhe për të. I vetmi që ka ndierë dhembshuri dhe u mërzit nga dëmtimi i Benzema ishte Thuram.

Franca siguroi kualifikimin përballë Danimarkës, me sfidën që u mbyll me rezultatin 2-1, duke u bërë kështu përfaqësuesja e parë e kualifikuar për fazën me eliminim direkt.

Kylian Mbappe ishte njeriu lider i “Gjelave”, por përcaktues u shfaq përsëri Theo Hernandez. Mbrojtësi i Milan, luajti ndeshjen e dytë në këtë Kupë Bote, ndërsa dhuroi asistin e dytë ndaj Danimarkës.

Nuk është vetëm ky lajmi, pasi mbrojtësi 25-vjeçar numëron tashmë 6 asist në 9 ndeshje me Francën, duke rrëmbyer vëmendjen, por edhe duke fituar kredite për një “fanellë” titullari të padiskutueshëm të Kampionët e Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *