WC2022! “Kërcejna mbi tavolina”, Messi dhe shokët e tij fitojnë Botërorin dhe ia nisin festës (video)

Argjentina ishte në buzë të greminës në pas humbjes në sfidën e parë në grupet e Botërorit me Arabinë Saudite. Por fitorja ndaj Meksikës i dha përsëri frymëmarrje dhe mundësinë për të synuar edhe një herë kualifikimin në grupin e saj ku gjithçka është e mundur në sfidat e fundit. Një fitore që shërbeu për shanset e ekipit, pro edhe që hoqi një barrë të rëndë nga super e lojtarëve.

Kjo shihej që në fushën e lojës ku më në fund argjentinasit u panë përsëri të buzëqeshnin, por edhe në entuziazmin pas sfidës. Ka qenë Nikolas Ortamendi ai i cili nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ka treguar festën e çmendur në dhomat e zhveshjes së “Albiceleste” pas sfidës.

Mesi & Co. shihen teksa festojnë si të çmendur më këngë dhe kore, të çliruar nga pesha e rëndë e dështimit që ua kujtonte shumëkush për ditë me radhë.

Edhe pse në fakt Argjentina nuk ka ende asgjë të sigurt dhe do të duhet të luftojë deri në sekondën e fundit përballë Polonisë së Levandovskit.SHIH VIDEON

“Pleshti” shënoi golin e dytë në këtë Botëror dhe të tetin në karrierën e tij duke barazuar legjendën Diego Armando Maradona, por edhe rivalin e tij të përjetshëm, Cristiano Ronaldo.

1-0 dhe meksikanët provuan të reagonin, por e kishin të vështirë, me Argjentinën që provoi kundërsulmin, por goli i dytë erdhi nga një goditje e gjitha personale e talentit Enzo Fernandez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *