Sadiku si kurrë më parë, në super formë këtë sezon! Shënon golin e radhës në Spanjë (video)

Kupa e Botës ka rrëmbyer gjithë skenën, por futbolli vazhdon të luhet edhe jashtë Katarit. Armando Sadiku ka qenë prezent në fushën e lojës në ndeshjen e sotme kundër Eibarit.

Armando Sadiku ka gjetur rininë e dytë në Spanjë teksa po shënon pothuajse çdo javë. Sulmuesi kuqezi ka gjetur sërish rrjetën në ndeshjen që po luhet mes Cartagenas dhe Eibarit.

Në minutën e 68’, Cartagena do të fitonte një 11-metërsh që do të shndërrohej në gol nga elbasanasi Armando Sadiku.SHIH PENALLTINE E REALIZUAR NGA SADIKU

Goli i sulmuesit do të rikthente baraspeshën me Cartagenan që nëse shmang humbjen, do të futet në zonën Play-Off. Ky është goli i shtatë këtë sezon për Sadikun në 16 ndeshje në total.

Kujtojmë se Sadiku mungon prej kohësh në Kombëtare dhe me Rejën nuk është ftuar asnjëherë qoftë edhe për ndeshje miqësore.

Sadiku ka shënuar golin më të rëndësishëm deri tani në historinë e Shqipërisë, atë ndaj Rumanisë në Euro 2016, i pari në histori për kombëtaren tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *