Kur thërret natyra! Një rast unikal në Botëror ka ardhur në ndeshjen e sotme mes Belgjikës dhe Marokut, e përfunduar në shifrat 0-2.
Nga minuta e parë ishte njoftuar se do të luante portieri i Sevilles te Maroku, Yassine Bounou. Ky i fundit ka dalë me shokët e ekipit dhe ka kënduar himnin.
Atje është parë se portieri nuk ishte në gjendje të mirë. Atë e ka kapur diarreja dhe ka shkuar menjëherë në tualet. Te Maroku nuk kanë humbur kohë duke aktivizuar portierin tjetër, Munir.
Zëvendësimi ishte në kohë rekord aq sa Munir u shfaq edhe në momentin kur u fotografuan lojtarët. FIFA e lejoi këtë ndërrim të pazakontë në minutën e fundit dhe kjo lëvizje pa ardhur vërshëllima e arbitrit nuk u quajt si një zëvendësim i kryer.
EL MISTERIO DE BONO
Yassine Bounou estaba preparado para salir a atajar en el partido de su selección (Marruecos) frente a Bélgica.
Estuvo en los himnos y en el saludo protocolar pero no en el partido, ya que fue reemplazado por Munir Mohamedi antes de la foto del equipo. pic.twitter.com/AUALjLQJh1
— Puntaje Ideal (@Puntaje_Ideal) November 27, 2022
Maroku shënoi dy gola dhe siguroi një fitore të madhe dhe tepër emocionuese 0-2 ndaj Belgjikës në duelin e dytë të grupit F në Botërorin e Katarit. Djemtë e Walid Regragui siguruan tri pikë të arta falë dy golave të realizuar në pjesën e dytë.
“Djajtë e Kuq” patën fat në takimin e parë ndaj Kanadasë, të cilin e fituan 1-0, ndërsa sot dhanë fare pak në fushë dhe u vunë në vështirësi të mëdha nga shpirti luftarak, shpejtësia dhe guximi i lojtarëve të Marokut. Belgjikën e pret finalja ndaj Kroacisë në sfidën e fundit (1 dhjetor).