Oh çfarë kryevepre! Shihni çfarë gjëjë madhështore bëjnë tifozët gjakovarë për Ditën e Pavarësisë

Gjakova vazhdon të mbajë të ndezur frymën kombëtare. Pas vendosmërisë për të kënduar vetëm himnin kombëtar shqiptar, tashmë në pallatin e sportit shpaloset edhe banderola e veçantë në prag të Ditës së Pavarësisë.

Sot është luajtur ndeshja e basketbollit mes Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit, gjatë së cilës në tribuna janë shfaqur disa nga figurat e shquara të kombit shqiptar.

Janë plot 12 portrete figurash të njohura historike që janë shfaqur nga grupimi i tifozëve në sallën e basketbollit të Gjakovës. Një gjest që meriton duartrokitje.

110-vjetori i Pavarësisë, që përkon njëherësh edhe me 110-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë do të kremtohet me një seri aktivitetesh në Tiranë dhe në disa rrethe të ndryshme të vendit.

Në vijim të festimeve të përbashkëta për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë vendosur që veç stërvitjeve të përbashkëta ta shtrijnë bashkëpunimin edhe në art dhe futboll.

Kështu më 30 nëntor, në orën 10:00 banda e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të performojnë në një koncert, ndërkohë që do të luhet edhe ndeshja e futbollit mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës, në “Kukës Arena”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *