Në Casa Milan bëjnë tifo që një futbollist të zhgënjejë në Botëror!

Milani mendon shumë dhe synon t’u bëjë tifozëve të tyre një dhuratë të bukur verën e ardhshme. Sipas asaj që raportohet nga calciomercato.com, Paolo Maldini do të ishte i dashuruar me sulmuesin e Salzburgut, Noah Okafor, i cili, ndër të tjera, shënoi ndaj kuqezinjve në ndeshjen e tyre të parë të Champions League të luajtur në Austri.

Zvicerani është shënjestruar nga disa klube evropiane, duke rritur kështu çmimin e tij: në fakt, Salzburgu kërkon deri në 35 milionë euro për ta lënë të largohet. Tashmë ka pasur kontakte mes drejtuesve të Djallit dhe agjentit të tij, me vetë futbollistin i cili vlerësoi shumë interesimin e klubit, aq sa u kërkoi agjentëve të tij të zhvillonin më tej diskutimet.

Okafor do të përfaqësonte një goditje të rëndësishme që do të rriste ndjeshëm cilësinë sulmuese të Milanit, me shpresën se një ditë nuk do t’i duhet të zërë vendin e Rafael Leaos, i cili nuk ka gjetur ende një marrëveshje për të rinovuar kontratën e tij që skadon në 2024.

Okafor eshte pjese e Kupes se Botes me Zvicren por ne Casa Milan shpresojne qe te aktivizohet sa me pak dhe te mos paraqitet mire, pasi do te ishte vitrine qe do te hapte ankandin. Keshtu, ne Casa Milan bejne tifo per zhgenjimin e tij qe nuk ka ende besimin e trajnerit Murat Yakin.

Nderkohe, Okafor eshte mik i Leao-s dhe mes te dyve ka pasur shpesh mesazhe dhe kontakte te vazhdueshme, duke qene se sulmuesi i Salzburg admiron lojen e portugezit. Okafor eshte nje sulmues qe mund te luaje ne te gjithe frontin e sulmit dhe leviz pa top.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *