Milan, blerja e tij u anulua për shkak të… Sanches! Tani ai shkëlqen në Kupën e Botës

Merkato e transferimeve është shpesh një temë që fsheh mashtrime, gracka dhe keqardhje. Edhe Milani e di mirë këtë dhe, me gjithë afrimet e shumta të suksesshme të viteve të fundit, nuk mund të thotë se nuk ka pengje…

Një nga këto ka të bëjë me një mesfushor, të cilin kuqezinjtë e kanë ndjekur për javë të tëra në fillim të verës së kaluar. Klubi po kërkonte një zëvendësues për Franck Kessie, i cili tashmë kishte fluturuar në Barcelonë dhe ata menduan seriozisht për një përforcim nga Amerika e Jugut.

Blerja pothuajse e kryer! Por gjithçka u zhduk për shkak të…Renato Sanches! Mesfushori portugez, tashmë te PSG, konsiderohej si objektivi numër një nga skuadra dhe nga trajneri Pioli. Megjithatë, për të ndjekur dhe për të vënë bast gjithçka te Sanches, Milani la të humbasë një mundësi të madhe tregu.

Para se të tentonte të kthehej te Sanches, Milani e kishte parë Enzo Fernandez si një përforcim të mundshëm në mesfushën e Piolit. I riu argjentinas vinte nga një vit i shkëlqyer te River Plate dhe konsiderohej tashmë i gatshëm për kërcimin në Evropë.

Teknikë dhe inteligjencë të madhe taktike. I lindur në vitin 2001, Fernandez dukej gati për t’u bashkuar me Milanin, të paktën sipas vlerësimeve të shkëlqyera nga zbuluesi i talenteve Geoffrey Moncada. Ky i fundit u dërgua nga Milano në Buenos Aires për të ndjekur talentin argjentinas dhe për të raportuar përshtypjet e tij.

Megjithë gjykimet ultra-pozitive, Milani nuk u përpoq kurrë të afronte Enzo Fernandez. Ideja ishte të preferohej një gjysmëmbrojtës si Renato Sanches, pasi ai fizikisht dhe taktikisht është më i ngjashëm me Kessie.

Një keqardhje për kuqezinjtë që nuk e shfrytëzuan lëvizjen e hershme të Moncada. Fernandez kaloi te Benfica disa javë më vonë për 12 milionë euro, një investim i rëndësishëm. Konfirmimi erdhi në Kupën e Botës që po zhvillohet në Katar: goli i mrekullueshëm i fitores 2-0 të Argjentinës ndaj Meksikës mbrëmë nga mesfushori 21-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *