Luis Enrique i fiksuar me shqiptarin, e përfshin në formacionin ideal

Vedat Muriqi po shkëlqen në La Liga këtë sezon. Sulmuesi i Kosovës numëron 8 gola dhe një asist në kampionatin spanjoll me Mallorcan, ndërkohë që në 14 javët e para vetëm Robert Lewandowski i Barcelonës (13) ka shënuar më shumë gola se 28-vjeçari nga Prizreni.

Performancat fantastike të Muriqit me skuadrën ishullore, kanë surprizuar për mirë edhe Luis Enrique-n, i cili ka një simpati të madhe për bomberin dardan, aq sa e ka zgjedhur si një nga sulmuesit e preferuar në “La Liga Fantasy”.

Një tifoz e ka pyetur trajnerin e kombëtares spanjolle se cilët janë sulmuesit e tij në lojën virtuale. Ata janë katër: Robert Lewandowski (Barcelona), Vedat Muriqi (Mallorca), Rodrygo (Real Madrid) dhe Iago Aspas (Celta Vigo), ndërkohë që trajner ka zgjedhur Xavin.

Spanja vazhdon përgatitjet për finalen e parakohshme të grupit E ndaj Gjermanisë, që do të zhvillohet të dielën (20:00). Skuadra e Luis Enrique-s e nisi Kupën e Botës me triumfin 7-0 ndaj Kosta Rikës, sukses në të cilin dy gola i realizoi Ferran Torres.

Sulmuesi i Barcelonës po kalon një romancë me vajzën e madhe të trajnerit të Kombëtares, Siran. DY të rinjtë janë bashkë prej një viti. I pyetur se si do të reagonte nëse Ferran Torres do të festonë duke bërë gjestin e biberonit duke iu referuar një shtatzënie të mundshme të partneres së tij, Luis Enrique deklaroi:

“Nëse shënon, unë gëzohem, por nëse bën gjestin e biberonit, unë e zëvendësoj menjëherë, e dërgoj në tribunë dhe ai nuk shkel më këmbë në stadium apo fushë. Nuk po bëj aspak shaka!“, deklaroi duke qeshur Lucho, i cili synon të arrijë në finalen e madhe të 18 dhjetorit me Spanjën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *