Gazetari Sandro Sabatini, gjatë fjalës së tij në “Kickoff Mondiali”, foli kështu për Rafael Leaon pas golit të tij të parë me fanelen e Portugalisë ne debutimin e tij ne Boteror, duke thumbuar trajnerin Santos: “Nuk ka pasur kurre dike që shënon ne topin e parë të prekur. Ai ia doli.
Dhe nuk duhet luaje si titullar sipas trajnerit?! Nuk e kuptoj dot”. I ben jehone edhe Jeda, një ish-futbollist i Cagliarit: “Absolutisht po, ai duhet të jetë titullar me kombëtaren e Portugalise dhe nuk e kuptoj si mundi ta niste nga stoli”.
Ish-portieri Sebastian Frey, duke folur për Twitch në “Kickoff World Cup”, gjithashtu u ndal te momenti i Rafael Leaos, i cili me Portugalinë ne fitoren 3-2 ndaj Ganes ne ndeshjen e pare te grupit per ekipin e Ronaldos & Co:
“Për atë që tregoi me Milanin sezonin e shkuar dhe atë që po bën aktualisht, mendoj se janë pak lojtare të brezit të tij që janë më lart se talenti dhe cilësitë e tij sot per sot. Kete e dallon kushdo qe e sheh te pakten nje ndeshje Leaon”.
Leao deri tani ne Serie A ka luajtur 14 ndeshje duke shenuar 6 gola dhe asistuar 4 here. Ne Champions League portugezi ka luajtur 6 ndeshje duke shenuar 1 gol dhe dhuruar 4 asist.