“Idhulli im Ibrahimovic”, sulmuesi i talentuar italian rrëfehet. Para 1 viti ishte pranë kalimit kuqezi

Lorenzo Lucca ishte objektiv i Milanit para 1 viti dhe dukej sikur transferimi i tij te kuqezinjte do te ndodhte per nje shume te vogel por Pisa rriti pretendimet ekonomike dhe marreveshja nuk u kryer. Disa muaj me vone mberriti Ajax qe arriti te bindte ekipin e Serie B me nje huazim me te drejte blerje dhe djaloshi italian po rritet ne Holande.

Sulmuesi i Ajax-it dhe i kombëtares italiane U21, është intervistuar në mikrofonat e Sportweek. Ish-lojtari i Pisas dhe Palermos, i cili në të kaluarën kishte përfunduar në fokusin e drejtuesve të Milanit, konfirmoi edhe një herë admirimin e tij për Zlatan Ibrahimovic:

“Ajax është një fanellë unike, me një peshë specifike të madhe, e cila meriton respekt dhe përkushtim, e veshur nga kampionë të mëdhenj, duke përfshirë idhullin tim Ibrahimovic. Kur isha i vogël shikoja dhe shihja videot e tij dhe edhe tani, ndonjëherë, e bëj këtë para ndeshjeve.

Ai është modeli im, burimi im më i madh i frymëzimit.” Futbollisti me origjinë nga Moncalieri ishte italiani i parë që veshi fanellën e Ajaxit: deri më tani ka grumbulluar 2 gola në 7 paraqitje për ekipin e parë holandez, ndërsa 4 gola në 4 paraqitje për ekipin e te rinjve.

Talenti i tij u diskutua shumë vitin e kaluar, kur përfundoi në pamjet e skuadrave të ndryshme italiane si Juve, Inter, Milan dhe Napoli. Shpresa është që të riun ta shohim një ditë në qendër të sulmit të kombëtares italiane…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *