Zlatan Ibrahimovic, i intervistuar nga Milan TV për formatin “On the Pitch”, ka folur për marrëdhëniet e tij me derbit dhe në veçanti me atë milanez: “Ka shumë thashetheme para derbit, mediat flasin shumë. Lojtarët që fillimisht kanë luajtur për Interin dhe më pas kanë shkuar te Milani… Sa histori!”
“Kur hyn ne San Siro ata të shajnë dhe ky është momenti që unë e shijoj, është momenti që më bën të ndihem i gjallë, sepse askush nuk mund të më ndalojë aty. Sa më shumë që të vershellejne, aq më mirë. Preferoj të shahem sesa të duartrokitem, në të gjithë karrierën time gjërat kanë shkuar gjithmonë kundër meje, kurrë në favor.
Kështu që unë e preferoj kështu, ndaj motivohem më shumë dhe nëse arrij të fitoj është ndjenja më e mirë që ekziston, prandaj të luash kundër Interit është një ndjenjë e mirë, është e qartë se është një lojë më e ndjere se të tjerat, por nuk duhet të humbasësh kurrë ekuilibrin.
Duhet të jesh i përqendruar dhe të bësh atë që bën zakonisht, pa humbur ekuilibrin dhe pa u futur ne aspektin emotiv. Kjo ndodh edhe nëse ju nuk keni aq shumë përvojë per te menaxhuar situatat”.
“Pastaj ka lojtarë që e ndjejnë këtë lojë në një mënyrë të veçantë dhe kur hyjnë në fushë humbasin kontrollin. Edhe kjo ndodh dhe eshte e pashmangshme ndonjehere pasi po flasim per nje derbi te madh”.