Sali Berisha kërkon menjëherë përjashtimin e Serbisë nga Botërori

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar ashpër shpërthimin e racizmit antishqiptar nga ekipi ultranacionalist serb në Katar.

Përmes një postimi në Facebook, ai kërkon përjashtimin urgjent të Serbisë nga kampionati Botëror, si dhe dënon heshtjen e kryeministrit Edi Rama.

“Shpërthim racizmi antishqiptar i ekipit të ultranacionalist serb në Katar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt primitiv të ekipit serbomadh të Beogradit.

Ndaj kërkoj përjashtimin e tyre urgjent nga kampionati. Dënoj heshtjen e turpshme të vasalit të Aleksander Vuçiçit, Edi Rama.”-shkruan Berisha.

Theksojmë se gjatë ndeshjes Serbi-Brazil në Katar, flamuri i Serbisë përfshinte hartën e Kosovës, veprim ky i cili solli reagime të shumta.

Pas kësaj Federata e Futbollit të Kosovës u ankua zyrtarisht te FIFA dhe kjo e fundit, jo më larg se dje nisi masa disiplinore ndaj Federatës Serbe të Futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *