Me ardhjen e Charles De Ketelaere dhe Yacine Adli, u duk se hapësira për Brahim Diaz ishte më e kufizuar se në dy sezonet e mëparshme, ku fillimisht gjeti titullaritetin drejt fundit të kampionatit te tij te pare per tu zhytur ne nje labirint luhatjesh.
Spanjolli ka ditur gjithmonë të dalë në vështirësi e siper duke punuar fort dhe duke gjetur gjithmonë pronësinë e faneles me numer 10, por pa punuar si 10-tsh. Një zgjidhje e re taktike për Piolin, e cila ka dhënë frytet e saj.
Edhe ky sezon i Milanit do të kalojë dhe shumë nga paraqitjet e Brahim Diazit. Deri më tani bilanci mund të konsiderohet pozitiv – ai tashmë ka barazuar golat e sezonit të kaluar – por frika është se ai mund të ngadalësojë ritmin gjatë kampionatit, siç ndodhi vitin e kaluar.
Me ardhjen e belgut, i marrë për të formuar sulmin e së ardhmes, Brahimi është rivleresuar në hierarki, duke luajtur më shumë se djaloshi belg i datelindjes 2001-i i ardhur nga Bruges per nje shifer totale prej 35 mln euro.
Pas gjashtë muajsh, qershor 2023, Brahim Diazit i skadon huazimi nga Real Madridi pas marrëveshjes së dyfishtë të gjetur fillimisht në vitin 2020 dhe më pas në 2021. Marrëveshja i kushtoi Milanit 3 milionë për huazimin dy vjeçar të lojtarit spanjoll te datelindjes 1999 dhe do te duhen edhe 22 të tjera per ta blere.
Deri tani totali qe Milani ka investuar te futbollisti perfshire dhe rroge ka qene i perafert me 6 mln euro. Nëse kuqezinjtë duhet të blejnë spanjollin, Blancos do te kene në dispozicion kundërblerjen me 27 milionë euro.
Qëllimi i Milanit është të rinegociojë dhe të marrë një zbritje për lojtarin. Pra do te ndiqet rruga e Tonalit. Brahim Diaz do te kthehet te Reali dhe me pas do te prese te njihet me fatin e tij duke e ditur se nje skonto e mire mund te vije per Milanin.