Dida mbron Tatarusanu: Kam lexuar gjëra që smë kanë pëlqyer!

I intervistuar në kanalet zyrtare të Milan gjatë Javës së Lojërave në Milano, Nelson Dida foli për të kaluarën e tij me kuqezinjtë, por edhe atë të fundit. Për sulmuesin më të mirë që ka takuar: “Ka shumë, si Vieri, Ibra, janë lojtarë që mund të zgjidhin një lojë”.

Për momentet e vështira: “Është e vështirë të thuash se kam qenë në vështirësi, kam qenë gjithmonë i përqendruar. Nëse ndodhte, kam menduar në mënyrë pozitive të ndihmoj skuadrën. Gjithmonë kam dashur të jem 100%”.

Për rolin e portierit: “Për të bërë këtë profesion duhet të kemi shumë guxim, ndaj çmenduria jonë është të përballemi me futbollistin qe kemi perballe dhe të bejme cmos per ta ndaluar. Por është diçka që më pëlqen të bëj”.

Për të kaluarën e tij me kuqezinjtë: “Kam pasur një histori të mrekullueshme te Milani, kam fituar dy Champions League, një kampionat. Kam bërë shumë dhe jam i kënaqur. Do ta mbaj mend gjate gjithe jetes time”.

Për Maignan: “Mike është një mik dhe ai erdhi te Milani me idenë për të fituar, dhe ai fitoi menjëherë. Ai bëri gjithçka për të përmirësuar seancat e tij stërvitore dhe me të vërtetë është rritur shumë”.

Për marrëdhëniet me lojtarët e Milanit: “Serginho ishte miku im, ai jeton këtu në Milano, kështu që ne jemi gjithmonë bashkë. Ne e kemi pasur këtë miqësi për gati 20 vjet.” Për pritjen më të mirë: “Me Ajax-in e mbaj mend shumë, madje e lëndova veten. Bëra më të mirën dhe dentova një muskul në shpinë”.

Çfarë mund të përmirësojë Maignan: “Ai mund të rritet shumë dhe në gjithçka. Ai nuk kishte bërë aq shumë sa i përket përgatitjes se meparshme te tij, por Milani ka gjithçka që mund t’i bëjë këta djem të rriten.”

Dida i ka dale ne ndihme dhe ne favor edhe Ciprian Tatarusanu. “Me duken te padrejta kritikat ndaj portierit rumun. Njerezit presin qe te jete si Maignan por gabohen. Dhe Tatarusanu ka bere goxha pritje vendimtare por nuk jane dalluar ashtu si duhet”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *