Një yll bote me Bayern Munchen dhe tani me Barcelonën. Ishte shumë pranë fitimit të Topit të Artë, një padrejtësi ia mohoi.
Por pavarësisht se kishte arritur gjithçka në karrierën e tij, deri dje, Lewandowski nuk kishte shënuar ende golin e parë në Botëror.
Këtë e realizoi në ditën e djeshme kundër Arabisë Saudite. Menjëherë pas këtij realizimi, Lewandowski ka shpërthyer në lot. Më pas do të tregonte gjithçka për emocionet e përjetuara:
“Jam i vetëdijshëm që kur luaj për Poloninë, është gjëja më e rëndësishme për mua. Kam ëndërruar që fëmijë të shënojë në Botëror, tani u bë realitet.
Në ndeshjen e parë humba një penallti, u përpoqa të mësoja prej saj. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë bëhem emocional”, tha Lewandowski.
Kjo deklaratë duhet të dëgjohet edhe nga lojtarët e Shqipërisë. Pavarësisht klubeve dhe emrave ku luajnë, një gol në Botëror me Kombëtaren është adrenalinë që nuk përsëritet as për yje si Lewandowski.