Ballistët festojnë sot 30 vjetorin, shihni çfarë bëhet në Tetovë (video)

Tifo grupi i Shkëndijës “Ballistët” festojnë kuqezi këtë fundjavë. Përkrahësit e Shkëndijës kanë festën e 30 vjetorit të themelimit dhe janë organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Festa e tyre sot ishte në stadium, por edhe kryesorja në qytetin e Tetovës. Pamjet mahnitëse që vijnë nga Tetova, tregojnë se atmosfera e krijuar nga “Ballistët” është shumë e zjarrtë.

Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si kurë më parë. Tetova duket vetëm Kuq e Zi.SHIH VIDEON

Edhe në këto momente Tetova është bllokuar nga njgyrat Kuq e Zi dhe Ballistët që brohërasin duke kënduar këngë nga më të ndryshmet edhe për festat e Nëntorit.

Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut i fton të gjithë të ndjekin festën e “Ballistëve”, e cila premton spektakël.

“Marr të drejtën në emër të gjithë grupit të tifozëve “Ballistët“, me gjithëse unë jam pjesë zyrtare e grupit medial të Shkëndijës. Është një javë e festës. Të shtunën dhe të dielën Tetova do të jetë në festë. Janë tifozët e Kombëtares shqiptare. Bëjnë 30 vjet. Është një jubile. Janë kundër Maqedonisë, janë gjithmonë me Shqipërinë. Në fakt janë të zjarrtë dhe janë fantastikë. Janë numri 12 i Shkëndijës. Ndiqeni festën. Është bërë një dokumentar. Është përgatitur dhe është inçizuar në shumë vende në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni”, tha Faton Zylbehari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *