WC2022! Uuu çfarë turpi! Mesfushori i Arabisë bëhet qesharak me gjestin e tij (video)

Për të fituar në një ndeshje futbolli, lejohet gjithçka, madje edhe simulimet. Këtë e kanë mësuar mirë edhe te Arabia Saudite, teksa një episod i çuditshëm është regjistruar në minutat shtesë të pjesës së parë.

Numri 8 i arabëve, Al Malki, teksa ishte i përfshirë në një dyluftim me Zielinskin në zonën e tij, në një moment u rrëzua dhe bërtiti për të tërhequr vëmendjen e arbitrit, i cili akordoi faull në sulm kundër fantazistit polak.

Megjithatë pamjet e përsëritura me VAR, tregonin qartë se mes të dy futbollistëve nuk kishte asnjë kontakt, qoftë edhe minimal, duke ekspozuar qartë reagimin e ekzagjeruar të mesfushorit arab. SHIH VIDEON

Polonia ka arritur që të fitojë ndaj Arabisë Saudite me shifrat 2-0. Ishte jo pak e dhimbshme mënyra sesi ekipi i Renard humbi në këtë takim, duke parë rastet e pafundme të shpërdoruara.

Nga ana tjetër polakët ishin cinik, teksa shënuan të parët me anë të Zielinski në të 39. Al Daswari gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në të 45, për të hequr mundësinë e barazimit.

Ndërkohë pas rasteve të shumta dhe nivelit të lojës së ngritur në pjesën e dytë, në momentin më të mirë të Kombëtares së Renard, do të dënoheshin nga një pakujdesi në mbrojtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *