Rrjetet sociale kanë shpërthyer kundër Wojciech Szczesny. Portieri i Juventus-it ka qenë protagonist i pjesës së parë të ndeshjes mes Polonisë së tij dhe Arabisë Saudite, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Grupit C
të Kupës së Botës.
Portieri bardhezi, kur rezultati ishte 1-0 në favor të kombëtares së tij pas golit të shënuar nga Zielinski, ka arritur të ndalë një penallti të sauditit Al Daësari në minutat shtesë të 45 minutave të para.
Megjithatë, janë të shumtë ata që në internet janë ankuar për një parregullsi të vetë Szczesny. Portieri ka pritur
penalltinë e barazimit të mundshëm të Arabisë Saudite, por mund të ketë pasur një shkelje.
Në fakt, janë të shumtë ata që thonë se në momentin e goditjes së topit nga Al Daësari, portieri polak nuk i
ka pasur të dy këmbët në vijën e portës, siç e kërkon rregullorja, për çështje milimetrash.
Një detaj që, natyrisht, nuk i ka shpëtuar tifozëve më të vëmendshëm: penalltia, sipas mendimit të tyre, duhej
të ishte përsëritur. Por arbitri i ndeshjes, braziliani Sampaio, nuk ka qenë i këtij mendimi.
Kujtojmë se Polonia ndodhet në grup bashkë me Arabinë Saudite, Argjentinën dhe Meksikën, këto dy të fundit po ndeshen tani dhe rezultati momental ëshë 0-0.