WC2022: Një trajner si ky i duhet Shqipërisë, ja si trajneri Arabisë motivoi lojtarët: Ja ku e keni Mesin, nxirrni telefonin dhe

Renard është trajneri i momentit në Botëror. Ky njeri arriti të përmbyste Argjentinën. Nga një pjesë e parë në humbje 1-0 dhe me tre gola të anuluar te përmbysja në 1-2.

Mënyra sesi i motivon ky trajner dhe energjia e tij me lojtarët të bën që ta admirosh. Padyshim që një trajner i tillë do t’i bënte shumë punë edhe Shqipërisë.

Në fjalimin e përmbysjes në pjesën e parë, mes të tjerave, Renard i kapi në sedër lojtarët e tij. “Mesi ka topin dhe ju rrini dhe qëndroni.

Ja ku e keni Mesin, mund të bëni një foto me të nëse doni, nxirreni telefonin”, tha mes të tjerash Renard.SHIH VIDEON NGA DHOMAT E ZHVESHJES

Në vitin 1998, trajneri i Arabisë Saudite vari këpucët në gozhdë në SC Draguignan dhe menjëherë pas kësaj, në vitin 1999, filloi karrierën e tij në pankinë. E vërteta është se nuk mund të kishte filluar më mirë. Renard e ngjiti Draguignan nga liga e gjashtë në ligën e katërt franceze në vetëm dy sezone.

Claude Le Roy e bindi Renardin që ta ndiqte atë si asistent në Shanghai COSCO dhe Cambridge United ku ai u bë trajneri kryesor menjëherë më pas, në vitin 2004. Eksperienca në skuadrën angleze nuk zgjati shumë dhe Renard “emigroi” në Vietnam për të drejtuar Nam Dinh, para se të merrte pankinën e Cherbourge, nga divizioni i tretë francez në vitin 2005.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *