Dygolëshi i Kylian Mbappe i dhuron Francës fitoren ndaj Danimarkës dhe 3 pikët e dyta, duke mbajtur e pacënuar kreun e Grupit D në Kupën e Botës Katar 2022.
Pjesa e parë e kësaj përballjeje, u mbyll pa gola, me Mbappe-n që shënoi golin e parë të kësaj sfide në minutën e 61’.Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja anët dhe Christensen i dha barazimin Danimarkës në minutën e 68’.
Megjithatë “gjelat” mundën të siguronin avantazhin për herë të dytë dhe njëkohësisht të merrnin fitoren në minutën e 86’, me Mbappe që realizoi golin e dytë për ekipin dhe po ashtu golin e dytë personal.
Pas takimit të dytë të fazës së grupeve të Botërorit që u mbyll me rezultatin 2-1, Franca kryeson Grupin D me 6 pikë, teksa Danimarka qëndron në vend të tretë me 1 pikë.
Vendi i ddytë mbahet nga Australia që ka tre pikë, ndërsa Tunizia qëndron në fund me një pikë. 61′-Gool! Pas një koordinimi shumë të mirë me Theo-n, Mbappe e dërgon topin në rrjetë.
68′-Gool! Barazon Danimarka, pasi Eriksen godet kroson topin, Chistensen realizon me kokë. 86′-Gool! Pas një asisti nga Griezmann, Mbappe e dërgon topin në rrjetë dhe i rikthen avantazhin Francës.