U shkarkua nga Milani pas vetëm pak muajsh, Inzaghi tregon arsyen pas kaq vitesh…

Filippo Inzaghi ka folur për kohën e tij si trajner i ekipit të parë të Milanit, i emëruar nga Berlusconi dhe Galliani vetëm dy vjet në karrierën e tij si trajner. Ai ka pranuar se ndoshta ka qenë shumë herët per te qe ta niste direkt nga nje stol si ai kuqezi…

Legjenda e klubit fillimisht nisi karrieren duke drejtuar skuadrën U17 të Milanit dhe pasi ia doli mirë me ta në sezonin e tij të parë, ai u promovua për të marrë drejtimin e ekipit Primavera. Ai bëri veçanërisht mirë me ta dhe kjo i dha atij rolin e trajnerit pasi u shkarkua Clarence Seedorf.

Shumë besuan se ishte një vendim i çuditshëm nga drejtuesit e klubit, veçanërisht pasi Seedorf mori vetëm gjashtë muaj në krye dhe krijoi një precedent mjaft negativ për ish-lojtarët. Duke folur për SportItalia, Inzaghi pranoi se ndoshta ishte shumë herët për të.

“Shume shpejt? Ndoshta po, kam qenë një trajner i ri, ishte një kohë ndryshimesh, por mbaj mend që asnjë lojtar nuk më ka respektuar ndonjëherë, por ajo përvojë më ka forcuar. Ne bëjmë një punë të mrekullueshme, ku, megjithatë, duhet të kesh shpatulla të gjera”, tha ai siç citohet nga SempreMilan.it.

Inzaghi është aktualisht trajner i skuadrës së Serie B Reggina (që nga vera) dhe ata aktualisht janë në vendin e dytë me 25 pikë mbresëlënëse. Ai tashmë ka fituar një herë promovimin në ligën më të mirë (me Benevento) dhe kështu mund ta bëjë përsëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *