Në këto ditë po flitet shumë për ardhjet e mundshme në janar për të përmirësuar skuadren në dispozicion të Stefano Piolit. Emrat më të njohur vazhdojnë të jenë Ziyech dhe Aouar.
Dy mundësi, të cilat Paolo Maldini dhe Frederic Massara janë gati t’i shfrytëzojnë: anësori mund të largohet nga Chelsea në formë huazimi, mesfushori Lyon për rreth tetë milionë euro. Transferime që do të përmirësonin organiken në dispozicion të trajnerit kampion italian.
Megjithatë, sot organika është e gjerë dhe është e pashmangshme të mendosh për transferime të mundshme. I dyshuari numër një për të paketuar valixhet është sigurisht Tiemoué Bakayoko, i cili prej disa kohësh nuk është pjesë e planeve të Milanit.
Kuqezinjtë do të dëshironin t’i jepnin fund marrëdhënies me francezin tashmë qe në verën e shkuar, por një marrëveshje nuk është gjetur. Nuk mungojnë skuadrat e gatshme për të vënë bast për lojtarin, por vetë Bakayoko ka nevojë për dritën jeshile.
Një tjetër element i skuadrës, gati për të përshëndetur është Yacine Adli. Për ish-lojtarin e Bordo do të ishte vetëm një lamtumirë. Do të jetë në dorën e lojtarit të datelindjes 2000 të zgjedhë nëse do të largohet apo jo. Milani do ta lërë vetëm në huazim, ata do të preferonin ta jepnin në Serie A, por ka edhe klube franceze për të.
Një tjetër element që mund të thotë lamtumirë është Fode Ballo-Toure. Ndërkombëtari senegalez nuk e ka bindur kurrë plotësisht trajnerin. Të jesh zëvendës Theo Hernandez nuk është e lehtë dhe Milani është gati ta shesë atë nëse vjen një ofertë prej rreth pesë milionë eurosh. Kujdes nga Gatalasaray që nuk hoqi dorë kurrë prej tij.