Theo Hernandez në historinë e Francës: është mbrojtësi i parë që e bën këtë!

Një tjetër performancë e mrekullueshme nga Theo Hernandez ose ndryshe i quajtur “treni kuqezi”… Kundër Danimarkës, në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës per gjelat, mbrojtësi francez i dha një asistim të mrekullueshëm bashkëlojtarit të tij Kylian Mbappè.

Një aksion spektakolar i nisur nga Theo, ne kombinim me Mbappe qe ia kthen dhe mbrojtesi kuqezi i dhuron asistin e golit… Asistimi u shndërrua në gol nga sulmuesi i PSG-së, i cili më pas do te shenonte edhe golin e dyte…

Për Theo Hernandez tashmë po flasin shifrat me Francën. Në vetëm tetë paraqitje për kombëtaren, mbrojtësi i Milanit dha gjashtë asistime dhe shënoi një gol. Çfarë lojtari Theo, që po demonstron me fakte dhe në fushë se nuk ka të barabartë në botë në rolin e tij. Por ka më shumë!

E dimë mirë se ky është asistimi i dytë i kuqeziut në Botërorin aktual. Theo e dha tjetrin per Adrien Rabiot në debutimin e Francës kundër Australisë disa ditë më parë. Kjo përkthehet lehtësisht se Theo Hernandez dha dy asist në dy ndeshje te njëpasnjëshme.

Asnjë mbrojtës tjetër i Francës nuk e kishte bërë ndonjëherë këtë në Kupën e Botës. Kjo do të thotë se mbrojtësi i majtë ka hyrë me forcë në historinë e kombëtares franceze, duke arritur një rekord absolut. OPTA raporton statistikën e parësisë, duke nënvizuar se këto të dhëna janë mbledhur që në vitin 1966.

Theo është i vetmi që ia ka dalë! Dy asistime në dy ndeshje për kuqeziun. Një për Rabiot në debutimin e tij dhe një për Mbappè kundër danezëve. Theo po provon me fakte se nuk ka të barabartë në rolin e tij në botë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *