Merkato do të rihapet pas pak më shumë se një muaji, por në këto ditë pushimi në kampionat, në rendin e ditës janë bisedimet dhe negociatat, qoftë edhe për një mundesi ne të ardhshëm. Klubet punojnë për të parashikuar konkurrencën për talentët e ardhshëm dhe Milani është gjithmonë shumë aktiv, veçanërisht për lojtarët e rinj më të mirë në kampionatin te Serie A.
Një prej tyre është edhe mbrojtësi Jakub Kiwior, i cili prej një viti e gjysmë me Spezian po ecën shumë mirë dhe tashmë është protagonist edhe në Botërorin e Katarit me Poloninë e tij qe sot fitoi 2-0 ndaj Arabise Saudite.
Tani për tani lojtari i datelindjes 2000 është titullar i kombetares dhe po bie ne sy. Nuk është sekret që kuqezinjtë dhe Juventusi e kanë ndjekur atë prej disa kohësh dhe Gianluca Di Marzio konfirmon gjithcka ne diskutimin e tij.
Në fakt, në faqen e ekspertit të merkatos shpjegohet se Djalli do të vlerësonte marrëveshjen për merkaton e ardhshme të verës dhe jo tani. Përkundrazi, bardhezinjtë do të synonin polakun që në seancën e janarit, mbi të gjitha në rast se Massimiliano Allegri konfirmonte kalimin në mbrojtjen me 3 lojtarë për Zonjën e Vjetër.
Portali sqaron se nga Torino nuk ka ardhur ende asnjë propozim zyrtar për klubin ligurian. Prioriteti tani për 22-vjeçarin është fokusimi në kampionatin botëror, pas së cilit do të fillojë të vlerëshet e ardhmja e tij. Do të na duhet gjithashtu të kuptojmë nëse Spezia do të jetë e gatshme të privojë menjëherë veten nga xhevahiri i saj dhe t’i heqë trajnerit Luca Gotti një lider themelor në garën për shpëtim.
Me siguri do të ketë zhvillime për këtë çështje në javët në vijim. Kujtojme qe ne vere Spezia refuzoi nje oferte prej 15 mln eurosh per futbollistin. Maredheniet e Milanit me drejtuesit liguriane jane te shkelqyera duke ditur se kane cuar aty si Daniel Maldini ashtu edhe Massara…