Një gol në Botëror me topin e parë të prekur dhe pasi ishte aktivizuar prej 3 minutash loje: kështu u paraqit Rafael Leao në skenën ndërkombëtare dhe e bëri atë në mënyrën e tij, pra me një ecuri shkatërruese prej 70 metrash për të pritur për një asistim nga Bruno Fernandes dhe goditja e lehtë me te brendshmen e kembes dhe buzëqeshja e zakonshme e printuar në fytyrën e tij teksa topi do prehej ne rrjete.
Ai konfirmoi atë që tifozët e Milanit dhe të gjithë ata qe e që ndjekin – pak a shumë – Milanin dhe qe e shohin vazhdimisht prej muajsh: një talent. MVP i Serisë A të fundit me Scudetton të fituar (gjithashtu) falë lojërave të tij, lojtari më i mirë në Itali në Gran Galà del Calcio AIC me votën e kolegëve të tij, i 14-ti në Topin e Artë me statistika dhe paraqitje të konfirmuara dhe te përmirësuara, edhe mes kampionatit dhe Champions League në sezonin aktual.
Leao tani ka mare rrugen per tu bere big dhe është e qartë se, për Milanin, mbajtja e një lojtari me këtë vlerë (ekonomike) është shumë e ndërlikuar, veçanërisht në lidhje me situatën shumë të vështirë rreth negociatave. Sepse te gjithe e dime se ajo kontrate ne supet e tij dhe Milanit peshon duke qene aktive deri ne qershor te vitit 2024 dhe klauzola prej 150 mln eurosh do te jete e vlefshme dhe veren e ardhshme por ne ate moment smund te merren me ato para.
Pavarësisht se qëllimi i drejtuesve të kuqezinjve ishte që Leao të nënshkruante një rinovim deri në fillimin e Kupës së Botës, marrëveshja u duk menjëherë shumë e vështirë, sepse ka shumë letra në tryezë dhe të gjitha kanë rëndësinë e tyre; vetëm mendoni se Maldini dhe Massara duhet të ndërlidhen me babain e tij Antonio, me avokatin francez i cili në mes të tetorit vizitoi Casa Milan, me shoqërinë e kryesuar nga Jorge Mendes dhe duhet të përballen, përveç të gjitha kërkesave të rëndësishme të rroges se lojtarit, edhe për atë që do të ndodhë në Botëror.
Flasim për ofertat nga jashtë dhe për çështjen shumë djegese te gjobes me Sportingun e Lisbonës. Është e qartë se, me një lloj paraqitjeje si ajo e shfaqur në 15 minutat në dispozicion kundër Ganës, vlera e kartonit dhe paga e Leaos do të rriten sërish: pozitive për Milanin? Negatie për Milanin? Do ta marim vesh jo më vonë se pranvera 2023, kur të gjithë do të kene marrë një vendim përfundimtar. Te dorëzohen per Leaon ne vere apo rinovimi…