CM | Sulmuesi i dërgon mandat agjentit të tij të bisedojë me Milanin

Noah Okafor është aktualisht në krye të listës së dëshirave të Milan për përforcimin e sulmit verën e ardhshme. Paolo Maldini e pëlqen shumë lojtarin dhe së shpejti mund të ketë një lëvizje në këtë front, thuhet në një raport te publikuar se fundmi ne Itali.

Milani po planifikon për të ardhmen dhe meqenëse Olivier Giroud, si dhe Zlatan Ibrahimovic, nuk po bëhen më të rinj por po shkojne shume perpara me moshen e tyre dhe përfundimisht do të nevojitet një fuqizim ne ate rol. Plani duket se është që investimi të bëhet në verë dhe ka një objektiv primar.

Sipas Daniele Longo te Calciomercato.com, Maldini është gjithnjë e më shumë i bindur se Okafor është lojtari i duhur për Milanin pasi e pa atë të luante kundër Milanit dy herë këtë sezon. Kështu, takimi i parë mund të zhvillohet në fund të Kupës së Botës.

Okafor është vënë në dijeni për interesin e Milanit, sipas raportit, dhe ai i ka kërkuar agjentit të tij që të hetojë këtë çështje. Ai është gati të bëjë hapin e madh dhe RB Salzburg i ka vënë një çmim prej 35 milionë eurosh, me shumë mundësi që do të ketë hapësirë ​​për negociata.

Okafor ka mbetur i mrekulluar nga atmosfera ne San Siro ne Champions LeGue dhe gjithashtu nga projekti i Milanit ndaj do te ishte gati te pranonte kete transferim te kuqezinjte e Stefano Piolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *