“Baba” Ismet Munishi me deklaratë të fortë për Brojën: Mund t’i tejkalojë Xhakën dhe Shaqirin nëse do ketë hapësira në Kombëtare

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, trajneri i njohur Ismet Munishi ka folur për talentin e kombëtares shqiptare, Armando Broja.

Ai tha se “jam tifoz i madh i Armando Brojës”. Megjithatë, Munushi pati kritika ndaj përzgjedhësit U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi, për mos aktivizim të Brojës në kohen sa ishte në kategoritë e reja tek Shqipëria.

“Unë e kam pa Brojën në duel më Kosovën. Ai ishte U-19 dhe bënte diferencën tek U-21, dhe nga aty kam thënë që ky ka të ardhme.

Nëse, kish pas hapësira në kombëtaren shqiptare tek grupmoshat, ndoshta i kish tejkalu Xhakën dhe Shaqirin, anipse nuk luan në pozitën e tyre”.

Ismet Munishi ka folur edhe për provoki et serbe ndaj Kosovës – në Kampionatin Botëror me flamurin në zhveshtore. Ai tha se “ne i njohim ata mirë, tash me këto veprime po i njeh e gjithë bota”.

Munishi po ashtu shtoi “kjo mendësi është primitive dhe FIFA në këtë rast duhet me i’a ngreh pak veshët”. Kjo është nata e shtatë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *