Kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës Agim Ademi ka thënë se Kosova është kanditati kryesor që të merr stadiumin “974” në Doha të Katarit, pas përfundimit të Kampionatit Botëror.
“Është një stadium 974 që është i ndërtuar me 974 kontenjer, atë e kemi konfirmuar kemi ba kërkesë me federarën e Katarit por edhe FIFA-në pasi ai stadium do të demolohet, pasi Dohas nuk i duhen dhe se ata i bën për kampionat”, tha Ademi në RTK, përcjell Fansat e Futbollit Kosovar.
“Jemi kanditatët më serioz, duke pas parasysh që jemi partner me Federatën e Futbollit të Katarit”. Megjithatë, Ademi tha se telashe do të jetë bërja e transporit nga Katari në Kosovë, që sipas tij është e kushtushme.
“Transporti o faktor, edhe pse është i kushtushëm por shpresojmë ta kemi në Kosovë. Nuk mund të themi 100 për qind që është e kryme por kemi shumë shansa dhe ndoshta jemi federata më së afërmi ne”.
Agim Ademi ka reaguar dhe për ska nda lin e fundit të Serbisë, e cila ka bërë edhe një gjest të pahijshëm duke lënë një baner në zhveshtore ku shihet harta e Kosovës me ngjyra të flamurit serb, e ku shkruhej “nuk ka dorëzim”. Në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka thënë se Serbia me veprime të tilla mund të përjashtohet nga Kampionati Botëror.
“Një gjest i tillë nuk përket me rregulloret e UEFA-s dhe FIFA-s. Kjo është plotësisht politike që ndodh në hapësirat e FIFA-s, ne nuk e tolerojmë. Tashmë kemi bërë ankesë, sigurisht se nuk do të lëmë vend pa bërë ankesa të tilla”.
“Po të ketë mundësi dhe po të ketë drejtësi, mund edhe të përjashtohet krejt nga Kampionati për këso lloj provo kimesh që bëhen ndaj një shteti”.
“Ankesa në FIFA është dorëzuar, pritet vetëm konfirmimi. Ne nuk do të ndalemi vetëm këtu, por besoj se do të implikohen edhe institucionet tona shtetërore”.