Cristiano Ronaldo dje shënoi një gol për ta ndihmuar Kombëtaren e tij të Portugalisë të arrij fitoren e parë në Kupën e Botës ‘Katari 2022’, pasi mposhti 3-2 Ganën.
Kamerat kanë kapur një moment interesant të Cristiano Ronaldos. Ai nxorri diçka nga të brendshmet dhe e futi në gojë. Athua çfarë ishte? Askush s’e di, shkruan LIG Sport
Dhe kjo duket se nuk është hera e parë, këtë gjë e kishte bërë edhe te skuadra e Manchester Unitedit! Ronaldo me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltisë u bë lojtari i parë në histori që shënon në pesë Kupa të Botës.
https://twitter.com/i/status/1596088237713653760
Vitet kalojnë, por përgatitja fizike e Ronaldos mbetet po e njëjta. Një atlet që jetën e tij ia ka dedikuar futbollit dhe frytet e punës ka mbi 15 vite që i vjel.
Kërcimi është “marka” e tij e dalluese, që vijon të mbetet e njëjtë edhe pse tashmë mban 37 vite mbi supe. “CR7 Airline” ka nisur fluturimin në Katar.
Ronaldo ka kërcyer gjatë pjesës së parë kundër Ganës në një lartësi mjaft të madhe, duke treguar një nivel atletik që do e kishin zili edhe 20-vjeçarët. Lojtarët e Ganës nuk mund të bënin gjë tjetër, veçse ta shihnin në ajër dhe të luteshin që të mos shënonte.