WC2022: Irani bën surprizën e madhe ndaj Uellsit të Gareth Bale, e pabesueshme ajo që ndodhi në fund

Ka përfunduar me fitoren e Iranit takimi dramatik mes Uellsit dhe Iranit në ndeshjen e zhvilluar në “Ahmad bin Ali Stadium”. Pjesa e parë e takimit ishte e gjitha e barabartë, me disa raste nga të dyja ekipet.

Kieffer Moore (12’) për Uellsin pati rast të mirë, por nuk e gjeti rrjetën, ndërsa goli i Ali Gholizadeh (16’) u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë, Irani pati më shumë nga loja dhe ishte afër të gjente golin në fillim, por atë e gjeti dy herë në minutat shtesë.

Rastet që ia vlen të theksohet në këtë pjesë janë shtylla e Sardar Azmoun (52’) dhe kartoni i kuq nga portieri i Uellsit, Wayne Hennessey (88’).

Megjithatë, kur ndeshja pritej të përfundonte ashtu nuk mendoi edhe Roozbeh Cheshmi, i cili në minutën e tetë shënoi për 1-0, ndërsa në minutën e 11-të shtesë ishte Ramin Rezaeian që vulosi fitoren 2-0.

Pas kësaj fitore, Irani renditet i dyti me tri pikë, ndërsa Uellsi ka një pikë në vendin e tretë.Në ndeshjen e ardhshme, Uellsi luan ndaj Anglisë, ndërsa Irani përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

https://twitter.com/i/status/1596111803024834561

https://twitter.com/i/status/1596112568870895618

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *