Van Basten flet për kanalin e Pellegattit: Ibrahimovic ka qenë thelbësor! Milani i Capellos më i fortë se i Sacchit – VIDEO

Marco van Basten, ish-sulmuesi legjendar i Milanit, foli për kanalin e Carlo Pellegatti në YouTube duke u fokusuar në figurën e Zlatan Ibrahimovic. “Ibra ka qenë thelbësor në rritjen e Milanit në vitet e fundit, veçanërisht në aspektin e mentalitetit. Për t’u kthyer te Scudetto duhej mentaliteti i Zlatan.

Ibra në rini? Tek Ajax isha ndihmësi i Koeman kur ai mbërriti. Ai ishte dikush që më sfidoi në fushë, por unë isha gjysmë i dëmtuar dhe për këtë arsye nuk mund të bëja më shumë. Në vend të kësaj, ai gjithmonë donte të më sfidonte, ishte argëtuese”, është shprehur legjenda holandeze.

Për 4 golat kundër Goteborgut: “Ishte një mbrëmje e veçantë, një mbrëmje me gëzim dhe krenari të madhe. Në atë kohë kishim një ekip të madh. Në atë ndeshje Massaro luajti mbrojtësin e krahut sepse Maldini nuk ishte aty, që do të thotë se të gjithë Lojtarët dinin se çfarë të bënin pavarësisht rolit. Unë luajta së bashku me Papin atë mbrëmje, ai nuk shënoi, unë shënova 4. Më e rëndësishmja ishte fitorja e Milanit. Atë mbrëmje ata kishin anuluar edhe një gol.”

Për fuqinë e atij Milani: “Në atë periudhë me Capello ne ishim një grup i madh. Me Sacchi-t ishin vite të rëndësishme në nivel taktik, ndërsa me Capello-n ishim pak më të lirë. Capello punonte më shumë në mentalitetin e lojtarëve edhe sepse taktikisht ne ishim tashmë në rregull. Ky ishte Milani më i fortë.

Ne kishim një mbrojtje plot me yje, në mesfushë kishte yje të tjerë dhe kështu edhe në sulm. Ne kishim lojtarët më të mirë në botë në të gjitha repartet.”  Për Milanin: “Është gjithmonë mirë për mua të flas për jetën time si lojtar i Milanit, ato kanë qenë vite të mrekullueshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *