Serbia nuk nryshon kurrë, lojtarët bëjnë gjestin e túrpshëm ndaj shqiptarëve në dhomat e zhveshjes

Brazili ka mundur Serbinë me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Botërorin e Katarit. Por një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në dhomat e zhveshjes së futbollistëve të përfaqësueses serbe. Kjo është bërë e ditur nga një ish-politikan kosovar, Petrit Selimi përmes një postimi në Twitter.

Ai ka zbuluar se ata shpalosën një flamur me ngjyrat e shtetit serb, teksa në të ishte harta e Republikës së Kosovës. Mbi të ishte shkruar “Nema Predaje”, që në shqip përkthehet “Nuk dorëzohemi”. Selimi shprehet se FIFA nuk lejon shiritat “OneLove”, por Serbia vepron në mënyrë të turpshme.

Botërori i Katarit ka nisur, emocionet gjithashtu. Përpara se të vijë ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrën, shqiptarët gjejnë përfaqësim edhe në atë mes Brazilit dhe Serbisë.

Jo vetëm për shkak të një simpatie jo të madhe karshi fqinjëve tanë apo për shkak të simpatisë së madhe nga Brazilit, por për shkakun e një tifozi.

Në një video shihet një tifoz që pas ndeshjes së sotme, teksa lojtarët e Serbisë po përshëndesnin mbështetësit e tyre, ka zgjedhur që të bëj shqiponjën duke thirrur: “Shqipëria”.SHih videon

Amerikano-Jugorët kanë mposhtur me rezultatin 2-0 Serbinë, që u trullos nga samba braziliane. 5 herë kampionët e Botës e kthejnë futbollin në art dhe i kujtojnë të gjithëve se çfarë është loja e bukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *